Showbiz

David Beckham i quan fëmijët e tij “arritja më e madhe në jetë”

David Beckham me gruan dhe fëmijët

David Beckham me gruan dhe fëmijët

Foto: Associated Press

David Beckham i sheh fëmijët e tij si "arritjen e tij më të madhe në jetë".

Ish-ylli i futbollit 49-vjeçar është aktivizuar në rrjetet sociale për Ditën e Babait të dielën, duke falënderuar gruan e tij Victoria dhe babanë e tij Ted për dashurinë dhe mbështetjen e tyre.

"Arritja ime më e madhe në jetë janë fëmijët e mi, faleminderit Victoria Beckham që më dhe këta njerëz të jashtëzakonshëm për t'i dashur. Gjithmonë mbani mend se sa shumë ju do babi të gjithëve”, ka shkruar Beckham në Instagram.

Ai ka katër fëmijë me bashkëshorten e tij, këngëtaren dhe stilisten, Victoria Beckham: Brooklyn, 25 vjeç, Romeo, 21, Cruz, 19 dhe Harper, 12.

Beckham publikoi miniserialin e tij dokumentar në vitin 2023 dhe ish-kapiteni i Anglisë shpreson që ai do të ndriçojë rëndësinë e shëndetit mendor.

David u përball me kritika të mëdha nga fansat dhe ekspertët gjatë ditëve që ai u shfaq, dhe ai tani shpreson se disa mësime janë nxjerrë nga përvoja e tij.

"Mendoj se pika ime nga dokumentari im ishte se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor. Sepse, 20 vjet më parë, askush nuk po fliste për të. Dhe askush nuk po e merrte atë seriozisht”, është shprehur për “Variety” ish-ylli i Manchester United i cili u martua me Victorian në vitin 1999.

“Tani, është kaq e mrekullueshme që njerëzit mund të flasin për ndjenjat e tyre”, ka shtuar futbollisti.
David rrëfeu se ishte lënduar prej disa nga komentet e bëra për të dhe gruan e tij.

"Ka pasur shumë gjëra që janë thënë për ne gjatë 27 vjetëve. Mund të jetë lënduese. Unë kurrë nuk kam qenë një nga këta njerëz që do të ulej dhe do të ankohej. Kam qenë shumë me fat që kam jetuar jetën, gjatë karrierës sime. Dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë”, ka shtuar Beckham.