Showbiz

David Beckham dhe mbreti Charles i japin njëri-tjetrit këshilla rreth bletëve

David Beckham dhe Mbreti Charles

David Beckham dhe Mbreti Charles

Ish-futbollisti David Beckham po shkëmben këshilla me mbretin e Britanisë, Charles, rreth mbajtjes së bletëve.

49 vjeçi që u pensionua nga futbolli ka marrë këshilla nga monarku 75 vjeç, ndërkohë që e vizitoi vendin “Highgrove Gardens” në Gloucestershire, pasi David u bë ambasador i fondacionit bamirës të mbretit, shkruan BBC.

“U inspirova kur dëgjova nga mbreti rreth punës që ai po bën në fondacionin e tij, kur shkova në ‘Highroove Gardens’, ku ndamë edhe këshilla rreth mbajtjes së bletëve”, ka thënë David, i cili mban bletë në shtëpinë e tij dhe shet markën e tij të mjaltës që quhet “DBee’z Sticky Stuff”.

Gjatë vizitës së tij në “Highgroove” ai ka treguar entuziazmin që ka rreth natyrës, duke dashur t’i inspirojë edhe të tjerët të jenë më miqësor ndaj natyrës.

“Jam shumë i emocionuar të punojë me fondacionin e mbretit e të kem mundësi të ndihmojë në rritjen e vetëdijes për punën bamirëse. Gjithnjë kam dashur t’i ndihmojë të rinjtë të zgjerojnë horizontet dhe mezi po pres që të mbështes sidomos programin që fondacioni ka për edukimin, në mënyrë që të sigurohen që të rinjtë të kenë më shumë qasje në natyrë”, ka thënë David ndërkohë që shtoi që pasi së fundmi ka zhvilluar dashurinë për jetën në fshat e ka edhe mision personal të mësojë më shumë për zonat rurale.

David Beckham në fermë

Gruaja e tij, Victoria Beckham, më parë duke bërë shaka, u ka thënë adhuruesve se do të iu tregojë se çfarë shije ka “sticky stuffi” i Davidit duke e matur nga 1 deri në 10.

@victoriabeckham

The Beckham sticky stuff 😂🐝🍯 @davidbeckham (or should I say David Attenborough 😂) I rate it 10/10!!

♬ original sound - Victoria Beckham

“Jam këtu me Davidin, ndërkohë që ai mbledh ‘sticky stuffin’ e tij. Ai tani do ta lëshojë ‘sticky stuffin’. Si po shkon?”, thotë Victoria në video, ndërkohë që David i përgjigjet duke i thënë se ka rrjedhje të mirë.

Më vonë ajo e merr mjaltin, të cilit vazhdon t'i referohet si “sticky stuff” ndërkohë që thotë se po shkon ta vlerësojë.

David dhe Victoria Beckham e kanë blerë pronën në Chipping Norton në dhjetor të vitit 2016, për të cilën është raportuar se kanë paguar 6.15 milionë funte britanike.

Prona e David dhe Victoria Beckham në Chippin Norton

Që nga atëherë ata kanë kaluar vite duke e rinovuar shtëpinë, ku shtuan hojet e bletëve si dhe një fushë tenisi e një liqe që është sa tre të katërtat e një fushe futbolli.

David Beckham me fëmijët