Motra e këngëtares së mirënjohur, Kylie Minogue, ylli Dannii Minogue ka treguar se adhuruesit e ngatërrojnë shpesh me motrën e saj.
“Shpesh njerëzit mendojnë mos nuk jam Dannii Minogue, duke menduar se jam Kylie. Kur dal shpesh vjen ndonjë adhurues e më thotë “ti je Danni Minogue a po?’ dhe unë i them ‘po unë jam’ dhe ai më thotë ‘jo, nuk je, ajo është më e gjatë’ pastaj i dëgjoj të bisedojnë me ndonjë shok duke thënë ‘ po duket shumë si Dannii por definitivisht nuk është!’”, ka treguar ajo në emisionin “The Katie Piper Breakfast Show”.
Ajo më tutje ka treguar se pastaj fillon biseda tjetër me pyetje “a je Kylie?”.
“Unë ju them se nuk jam dhe ata vazhdojnë duke thënë ‘po po ti je’ dhe kjo vazhdon për disa minuta derisa s’kam çfarë të ju them më dhe dorëzohem”, ka shpjeguar ylli.
Ajo ka treguar se babai i shokut të djalit të saj 13 vjeç, i ka thënë se ‘duket shumë si Dannii Minogue”.
“Shumë shpesh më ndodhë kjo dhe thjesht nuk e di si të përgjigjem, mendoj se përgjigjja më e mirë është ‘në rregull’”, ka përfunduar këngëtarja.