Bebe Rexha, këngëtarja e njohur shqiptare, është parë në rrugët e Beverly Hills ditë më parë, duke u shfaqur krejt ndryshe nga stili i saj i zakonshëm në tepihun e kuq.
Daily Mail ka shkruar se ajo ishte veshur me një bluzë e pantallona të zi dhe kishte flokët i kishte lënë natyrale.

Kjo ishte shfaqja e parë publike e Rexhës pas raportimeve se ajo kishte ndaluar bashkëpunimin me labelin Warner Records, pas më shumë se një dekade.
Rexha, e njohur për hitet si “I’m Good (Blue)” në vitin 2022 me David Guetta, tani ka vendosur të nisë një kapitull të ri, pas disa tensioneve të rritura mes saj dhe labelit.

“Bebe ka qenë shumë e frustruar me karrierën e saj, dhe kur situata arriti në një pikë ku Warner tha se ishte më mirë të ndalonin punën së bashku, ajo vendosi të mos e luftonte më këtë vendim. Ajo ka thënë se dëshiron një fillim të ri dhe nuk mendonte se mund të vazhdonte atje”, ka thënë një burim i afërt me këngëtaren për “The Sun”.

Për më tepër, një tjetër burim ka thënë për MailOnline se ajo nuk u shkëput nga Warner, por ata ranë dakord të ndaheshin pasi kishin vizione të ndryshme për të ardhmen.
Gjatë karrierës së saj, Bebe Rexha ka shkruar këngë për shumë artistë të njohur si Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azalea, Florida Georgia Line, Tate McRae, Mickey Guyton dhe të tjerë.

Në muajin gusht, Bebe përmes një videoje të publikuar në rrejte sociale ka thënë se ishte “kërcënuar” nga një agjent sigurie për shkak të përdorimit të gjuhës shqipe.
Ajo raportoi gjithashtu se nuk u lejua të hipte në fluturimin e saj me Lufthansa nga Aeroporti i Munihut.