Këngëtarja e famshme kosovare, Dafina Zeqiri, ka publikuar fotografi me Richard Grenell, emisarin e misioneve të posaçme të presidentit amerikan, Donald Trump.
Publikimin ajo e ka bërë në Instagram. Aty shihet nën shoqëri të bashkëshortit dhe emisarit Grenell. Fotografia, sipas përshkrimit, është shkrepur në Munih.
Grenell po qëndron në Munih në kuadër të Konferencës së Sigurisë.

Emri i tij ka qenë i pranishëm në skenën politike vendore që prej mandatit të parë të Trumpit, kur Grenelli ishte emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Ndërkohë, së fundmi ka zgjuar debat me kritikat për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në fillim të muajit. Polemikat mes të dyve kanë kur Grenelli fillimisht i reagoi Kurtit se deklarata e këtij të fundit për “marrëdhëniet e mira me SHBA-në” janë mashtrim. Madje, Grenell pati shkruar më 3 shkurt se “bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Albin Kurtit”.
Kurti më pas në një televizion lokal ka thënë se “nganjëherë ka kritika e vërejtje, por duhet të ecim përpara”. Ndërsa ka insistuar për marrëdhënie të mira me SHBA-në, ai ka përmendur blerjen e helikopterëve e avancimin e raporteve në aspektin diplomatik e mbrojtje.