Showbiz

Dafina Zeqiri publikon këngë të re

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka publikuar të martën këngën e saj më të re.

Ajo titullohet “Ta dish”, teksa videoklipi i këngës është i xhiruar pothuajse tërësisht në natyrë.

Kënga e fundit e Duffyt ishte “Ma Bella” në bashkëpunim me Accaoui dhe Gims, e cila është publikuar para tri javësh.

Dafina këto ditë është duke u përgatitur për dasmën e saj me Kreshnik Gjergjin, e cila do të mbahet më 26 tetor.

Një ditë më parë këngëtarja 35-vjeçare ka mbajtur edhe festën e beqarisë me mikeshat e saj.