Showbiz

Dafina Zeqiri publikon “Go, Go, Go”

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri ka lansuar projektin muzikor të titulluar “Go, Go, Go”.

Teksti i këngës është shkruar nga këngëtarja dhe Elineli, e klipi nga Fati.

Këngëtarja ka njoftuar se kënga është pjesë e albumit “The Absolute Vol 1”.

Brenda pak minutave, “Go, Go, Go” i ka arritur mbi 5 mijë shikime në Youtube. Klipi i fundit i publikuar nga Dafina Zeqiri është ai me Mc Kreshën, i quajtur “Luj”.