Showbiz

Dafina Zeqiri konfirmon martesën

Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergjaj

Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj, Kreshnik Gjergjaj

Këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri, ka pranuar propozimin për martesë nga i dashuri i saj Kreshnik Gjergji. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Në fotografitë e publikuara nga ajo, shihen duart e çiftit dhe në prapavijë fjalia “Marry Me”, që në shqip do të thotë “Martohu me mua”.

Çifti janë bashkë tash e disa muaj, ndërsa është përfolur për një martesë të mundshme në verë të këtij viti.