Vrasja në Pejë

Dafina Zeqiri kërkon të shpallet ditë zie për gratë e vrara

Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dafina Zeqiri, përmes llogarisë së saj në rrjetin social Instagram ka bërë thirrje të shpallet ditë zie për gratë e vrara.

Sot ajo ka postuar një fotografi me mbishkrimin “Shpallni Ditë Zie Për GRATË E VRARA”.

Postimi i Dafina Zeqirit në Instagram

Kjo thirrje është shpërndarë nëpër shumë llogari në rrjetet sociale pas vrasjes së një gruaje në qytetin e Pejës. Vrasja dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.

Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditëve në Kosovë.

Të premten (12 prill) është vrarë me armë zjarri një 21-vjeçare në Ferizaj në Qendrën për Punë Sociale. Vrasja gjithashtu dyshohet se është kryer nga bashkëshorti i saj.