Artistët shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, kanë publikuar projektin e tyre të fundit të enjten.
“Jom ka du me t’pa” është kënga që i bëri bashkë dyshen në një duet të ri.
Kënga është produkt i Fatjon Miftarit, ndërsa teksti është shkruar nga Yll Limani dhe Lira Blakaj.
Videoja është realizuar nga “Sekuencë”, ndërsa në muzikë kanë punuar të dy këngëtarët bashkë me Fatjon Miftarin.
Nuk është hera e parë që dy yjet e muzikës shqiptare janë bashkuar në muzikë. Ata kanë sjellë edhe më parë dy hitet “Mos shko” dhe “Ka je”.
Kënga është mirëpritur nga masa në Youtube. Për më pak se një orë është klikuar rreth 20 mijë herë.