Showbiz

Dafina Zeqiri, Accaoui dhe Gims publikojnë “Ma Bella”

Dafina Zeqiri Gims dhe Accaoui

Dafina Zeqiri, Gims dhe Accaoui

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, ka publikuar këngën e radhës.

Në bashkëpunim me artistët Accaoui dhe Gims, ajo ka sjellë me videoklip këngën me titull “MA Bella”, lajmin për të cilën e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Ditë më parë këngëtarja ka publikuar disa fotografi, me anë të të cilave pralajmëroi se po vinte projekti i saj i ri.

Në këto fotografi që ylli i ka publikuar në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, shihet e veshur me fustan të bardhë, ndërkohë që edhe bashkëpunëtorët në fjalë kishin veshje të bardha.

Kënga është mirëpritur nga publiku pasi ka arritur të grumbullojë mbi 24 mijë shikime brenda tetë orësh në platformën transmetuese YouTube.