Cynthia Erivo, e cila luan rolin e Elphaba në filmin e ardhshëm mjuzikëll “Wicked”, kritikoi ashpër “memet” dhe editimet me shaka që kanë bërë adhuruesit për posterin e filmit.

Ajo ka thënë se këto veprime “shkaktojnë degradim” dhe “fshijnë” kontributin e saj, shkruan CNN.
Posteri zyrtar tregon Erivon me fytyrë të dukshme, ndërsa fansat e edituan për ta bërë të ngjajë më shumë me logon origjinale të mjuzikëllit, ku Glinda, rolin e së cilës e luan Ariana Grande, fliste në vesh të Elphabas, editim këtë që Erivo e quajti “thellësisht shqetësues”.

“Posteri jonë është homazh e jo imitim. Të editohet fytyra ime dhe të fshihen sytë e mirë do të thotë të më fshini dhe kjo gjë më lëndon thellësisht. Asnjë nga këto editime nuk janë për të qeshur, asnjë në lidhje me këtë nuk ëshë e lezetshme, këto gjëra më degradojnë”, ka shkruar aktorja në llogarinë e saj në rrjetin social Instragram.
Në një postim në Instagram, ajo shprehu se këto “meme”, përfshirë një që bëri një shaka të pahijshme, janë të papërshtatshme dhe e dëmtuan. Ajo kërkoi respekt për rolin e saj dhe përpjekjet e gjithë ekipit.
Regjisori i i filmit, Jon M. Chu, e mbështeti Erivon dhe e quajti atë “superheroinë” të tij.
Pjesa e parë e “Wicked” do të shfaqet në teatro më 22 nëntor, ndërkohë që pjesa e dytë pritet të shfaqet në muajin nëntor të vitit 2025.