Showbiz

Cristiano Ronaldo i referohet Georginas si “gruaja ime”

Cristiano dhe Georgina

Cristiano dhe Georgina

Futbollisti i mirënjohur, Cristiano Ronaldo, në një reklame televizive i referohet partneres së tij prej shumë kohësh, Georgina Rodriguezit, si “gruaja ime”.

Ndërkohë që në reklamë, Ronaldo tregon palestrën që ka në shtëpi dhe tregon për rëndësinë që kanë stërvitjet për të, shkruan “The Independent”.

“Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që bën, por ajo çfarë ke për të bërë. Më pëlqen të ushtroj me gruan time në shtëpi. Ajo mund të më shtyjë mua e edhe unë atë”, ka thënë ylli.

Ish-futbollisti më i mirë në botë ka filluar lidhjen me Georginan në vitin 2016. Por, zëdhënësi i ikonës sportive ka refuzuar të tregojë nëse ata vërtetë janë martuar.

“Në këtë kohë nuk kam njohuri nëse Cristiano është i martuar me Georginan”, ka thënë zëdhënësi për revistën “People”.

Ndërkohë, Georgina pati bërë të ditur se e pati përfunduar lidhjen me futbollistin kur babai i saj pësoi sulm. Por më pas lidhja mori hov.

“Nuk ishte e menjëhershme, na u desh pak kohë, ndoshta disa muaj, sepse në atë kohë ndaluam takimet me njëri-tjetrin”, ka thënë Cristiano në dokumentarin “I Am Georgina”, i cili shfaqet në platformën Netflix.

“Cristiano pati shumë lojë ndërkohë që në anën tjetër kisha babin e sëmurë. Për një kohë u shkëputa, sepse isha e trishtuar... një ditë u takuam në një ngjarje dhe më pyeti a mund të dalim për darkë dhe mendova me vete ‘më në fund më erdhi shansi’”, ka shpjeguar Georgina, babi i të cilës ka vdekur në vitin 2019.

VIDEO: