Showbiz

Conan O’Bien do ta udhëheqë ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Oscar” në vitin 2025

oscars

Foto: Associated Press

Komediani e producenti i njohur amerikan, Conan O’Brien, do të jetë udhëheqësi i spektaklit të ndarjes së çmimeve nga Akademia e Filmit, “Oscar”, i cili do të mbahet në muajin mars të vitit të ri.

Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarët e Akademisë së filmit, përmes një deklaratë dhënë të premten, ka shkruar “Good Morning America”.

Conan O'Brien
Conan O'Brien

“Amerika ka kërkuar dhe tani do të ndodhë: Do ta udhëheq Oscarin”, ka thënë O’Brien, në një deklaratë për shtyp.

Ai është i njohur për udhëheqjen e emisionit “The Late Show With Conan O’Brien” si dhe për punën e tij si skenarist në emisionin e njohur “Saturday Night Live” dhe “The Simpsons”.

Që nga viti 2018, ai ka udhëhequr podcastin “Conan O’Brien Needs a Friend” dhe së fundmi është shfaqur në projektin televiziv “Conan O’Brien Must Go”.

Edicioni i 97-të me radhë i ndarjes së çmimeve nga Akademia e Filmit do të mbahet më 2 mars të vitit 2025, në teatrin “Dolby”, duke nisur nga ora 19:00 e mbrëmjes dhe do të transmetohet në kanalin ABC, i si dhe në 200 territore nëpër mbarë botën.