Showbiz

Ciara flet rreth shtimit të peshës pas shtatzënisë

Ciara

Ciara

Këngëtarja me famë botërore, Ciara ka folur rreth shtimit në peshë pas shtatzënisë dhe nuk po dëshiron ta privojë veten nga kënaqësitë që ofron ushqimi, sepse mendon se disa ushqime të caktuara i ndihmojnë me shëndetin mendor.

“Ndonjëherë, dëshiron që gjërat të jenë perfekte, por jeta nuk të lejon t'i bësh. Kjo është e vërteta. Nuk ka perfeksion me mëmësinë. Për shembull, humba peshë për një kohë të caktuar dhe kur shkova të peshohem sërish e pashë që kisha shtuar dhe pak u dëshpërova. Do t’i jap vetes privilegjin për të ngrënë ca patate dhe akullore, sepse më duhen për mendjen dhe mendoj se është në rregull”, ka thënë Ciara për E News.

Këngëtarja ka thënë se partnerit të saj po i pëlqen pesha që ka ajo tani.

“E kam në mendje se cila është pesha ideale dhe kilogramët qe dua t'i arrij, por burri im më thotë se s’kam nevojë të shkoj aq larg, atij po i pëlqen figura ime, po i pëlqen epoka e trashësisë”, ka thënë ylli.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për gjendjen pas lindjes, duke thënë se po ndihet shumë emocionale ani pse ka edhe tre fëmijë të tjerë. Thotë se këtë herë po ndihet më ndryshe se pas shtatzënive të tjera.

“Hormonet më fluturojnë. Ndihem se jam më emocionale se sa pas shtatzënive të tjera, mendoj me vete se çfarë po më ndodh, prej se kam lindur nuk kam pasur mundësi të marr frymë. Më duhet të ia rikujtoj vetes se nuk do të jetë gjithçka perfekt. Kjo është kohë e bukur edhe kur nuk duket ashtu. Është dhuratë të krijosh një jetë të re dhe po e jap më të mirën nga vetja duke ia rikujtuar vetes këtë”, ka sqaruar këngëtarja.

Ciara dhe Rusell Willson janë bashkë që nga viti 2015. Kur ata u njoftuan, Ciara kishte dy fëmijë nga lidhja e mëparshme me reperin Future. Ciara dhe Rusell u martuan në vitin 2016 dhe bashkë kanë dy fëmijë.