Showbiz

Christina Aguilera thotë se s'i intereson çfarë thonë njerëzit për të

Christina Aguilera

Christina Aguilera

Këngëtarja, Christina Aguilera, thotë se nuk i dëgjon kritikat.

43 vjeçja ka thënë se nuk u kushton vëmendje fjalëve që njerëzit thonë për muzikën e saj apo për dukjen.

“Tash kam arritur pjekurinë dhe nuk më intereson për mendimin e njerëzve. Nuk e marr parasysh. Mendimi i dikujt tjetër për mua nuk është punë për mua”, ka thënë ajo për revistën "Glamour".

Ylli ka theksuar se tani ndihet shumë më e kthjellët se që ka qenë ndonjëherë në jetë.

“Kjo kohë e jetës time ka të bëjë me kthjelltësinë dhe vetëdijesimin në shkallë të lartë. E di ku kam qenë, e di se çfarë kam dashur e çfarë jo. Tash më shumë se kurrë ndihem shumë e kthjellët dhe me më shumë mirëkuptim. Nuk jam këtu për t'u bërë si robot i programuar. Jam njeri para se të jem e famshme”, ka thënë ylli.

Këngëtarja e hitit “What e Girl Wants”, më herët gjatë këtij viti, pati thënë se gratë përballen me standarde të dyfishta në industrinë e showbizit.

Ajo pati thënë se vazhdimisht e kanë turpëruar për faktin se gjatë karrierës së saj dëshironte t'i fuqizonte gratë.

“Kam përjetuar standardet e dyfishta që u janë vendosur grave, më kanë turpëruar që kam qenë e hapur, që kam shprehur seksualitetin tim dhe që kam zotëruar trupin tim e që doja t’i fuqizoja gratë. Njerëzit kanë frikë nga këto gjëra”, pati thënë 43 vjeçja.