American Riviera Orchard

Chrissy Teigen vlerëson xhemin e dukeshës së Sussexit

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen

Ylli i mirënjohur televiziv, Chrissy Teigen, ka thënë se do ta ruajë përgjithmonë xhemin që ua dhuroi dukesha e Sussesxit, Meghan Markle.

Teigen dhe burri i saj, këngëtari i mirënjohur, John Legend, janë disa nga personalitet që dukesha u dërgoi dhuratë xhemin, nga brendi i saj i ri i quajtur “American Riviera Orchard”.

“Nuk dua të përdor shumë se më harxhohet. Pra, tani pasi bëra një sandviç me të, dua ta mbaj përgjithmonë në frigorifer”, ka thënë Teigen për Entertainment Tonight.

Ajo gjithashtu ka ndarë një video në profilin e saj në Instagram duke bërë sandviç me këtë xhem bashkë më fëmijët.

“Ai sandviç ishte i mrekullueshëm, një nga më të mirët që kam ngrënë që një kohë të gjatë. Dua edhe një të njëjtë prapë”, thotë Legend.
 

Dukesha, gruaja e princit Harry, lansoi brendin e saj në rrjetin social Instagram përgjatë muajit të fundit dhe u dërgoi dhuratë xhemin shumë personaliteteve të famshme.