Showbiz

Chrissy Teigen konfirmon se djali i saj ka diabet

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen

Ylli televiziv, Chrissy Teigen, ka konfirmuar se djali i saj, Miles, të cilin e ka me këngëtarin e njohur, John Legend, ka diabet të tipit 1.

“Mbrëmë ia dhamë gjilpërën e parë me insulinë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram në një postim të gjatë, shkruan revista People.

Ajo ka shpjeguar se disa javë me parë djali ka shkuar në një kamp veror me shokë ku është infektuar si pasojë e një baktere në ujë apo ushqim.

Modelja gjithashtu ka bërë të ditur se ndërkohë që djali po trajtohej në spital, mjekët zbuluan se nuk po vuan vetëm nga infeksioni.

“Doktorët e dinin se diçka nuk ishte në rregull me testin e gjakut të tij. Pas disa testimeve, e pamë se ai është në fazën fillestare të sëmundjes së përjetshme të diabetit të tipit 1”, ka thënë Teigen.

Në postimi i 38 vjeçes përfshihet një fotografi ku shihet ajo me fëmijët Luna e Miles (në lojërat Olimpike në Paris), i cili mbante në krahun e djathtë një pajisje monitorimi për diabetin.

“Shumë nga ju kini vënë re diçka speciale rreth një fotografie që kam postuar ditë më parë”, ka shkruar nëna e katër fëmijëve, ndërkohë që ka falënderuar adhuruesit për inkurajimin.