Showbiz

Chrissy Teigen e vlerëson teknologjinë si mjet i mirë për prindërim

Chrissy Teigen

Chrissy Teigen

Modelja amerikane Chrissy Teigen ka vlerësuar teknologjinë si mjet i mirë për prindërim, ani pse pranoi që shumë nëna e kanë problem t’i lënë fëmijët të kalojnë shumë kohë në të.

38-vjeçja, ndërkohe që po diskutonte rreth jetës së familjes bashkë me burrin e saj, këngëtarin, John Legend për revistën “People” ka thënë se të dy përdorin shumë aplikacione nga të cilat mësojnë fëmijët.

Ajo ka thënë se vajza e saj Luna po mëson gjuhën spanjishte përmes një aplikacioni dhe po ju duket ndihmë e madhe për shumë gjëra që bën.

“Po, kjo është teknologji, por është diçka shumë e mirë për të. Sinqerisht jam pro teknologjisë. Njoh shumë njerëz që nuk duan që fëmijët e tyre të përdorin iPad. Fëmijët bëjnë shumë aktivitete të ndryshme, sidomos gjatë vitit shkollor. Ata merren me shumë aktivitete gjatë javës dhe neve nuk na pengon nëse kalojnë pak kohë duke u argëtuar gjatë vikendit”, ka thënë Chrissy.

Ylli ka shtuar se një lojë që luan djali i saj Miles e ka bërë që të afrohet edhe më shumë me të.

“Ai tani e ka zbuluar atë lloj të botës dhe më duket shumë interesant sepse unë vetë jam rritur duke luajtur video-lojëra. Ende luaj video-lojëra. Ende kam Nintendo Switch”, ka thënë ajo.

John së fundmi ka thënë se kur bëhet fjalë për prindërimin, dëshiron të jetë si babai i tij, Ronald Stephens.

“Këndvështrimi jonë është shumë i ngjashëm. Të dy jemi shumë të reklasuar. Kurdo që gjërat bëhen të vështira, kemi mundësi të shikojmë se si do të mund t’i zgjidhim problemet dhe ta mbajmë mendjen të kthjelltë në mënyrë që të dimë së si të veprojmë”, ka thënë ai.