Hollywood

Chris Pine tregon se si i ndryshoi jeta pas një roli në një fim

Chris Pine

Chris Pine

Foto: Associated Press

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Chris Pine, ka treguar se “The Princess Diaries 2: Royal Engagement”, është filmi që ia ka ndryshuar jetën.

Chris i cili ka luajtur rolin e Nicholas Devereoux përkrah aktoreve të famshme si Julie Andrews dhe Anne Hathaway, ka thënë se xhirimet e këtij filmi kanë qenë momente që i kanë ndryshuar jetën.

“Më kujtohet se derisa po xhironim filmin ndihesha sikur jeta po më ndryshonte. Ishe verë dhe po shkoja në Magnolia. Kisha në dorë telefonin tim dhe më telefonoi agjenti im të më tregoi se isha pranuar në punë”, ka thënë ai në emisionin The Today Show, duke shpjeguar se jeta i ndryshoi nga paratë që fitoi nga ai film.

“Ndalova në mes të rrugës dhe më thanë se do të paguhesha me 65 mijë dollarë. Dhe më është dikur sikur kisha fituar 50 milionë dollarë dhe nuk do ta harroj kurrë atë moment”, ka thënë aktori.

Në atë kohë, Chris kishte probleme financiare dhe ka treguar se u kishte marrë para hua prindërve dhe kur mori lajmin se do të marrë ato para u lehtësua shumë.

 

 

Video: