Showbiz

Chris Pine thotë se e urrente punën në restorant

Chris Pine

Chris Pine

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Chris Pine, ka treguar se nuk i pëlqente aspak të punonte si mikpritës në restorant.

“Isha mikpritës në një restorant dhe e urreja atë punë. Nuk do të mund ta urreja më shumë. Nuk isha një person komunikues ndërsa puna kishte të bënte pikërisht me këtë”, ka treguar Chris ndërsa ka folur për periudhën para se të bëhej i famshëm për Business Insider.

Kur u pyet se a do tii shikonte filmat e tij, ai u përgjigj duke thënë “nuk ka shans”, pavarësisht se ai së fundmi ka treguar se i ndryshoi jeta kur mori rolin në filmin “The Princess Diaries 2: Royal Engagement”.

Në këtë film ai luan përkrah aktoreve të famshme Julie Andrews dhe Anne Hathaway.

Chris, i cili luan rolin e Nicholas Devereaux, ka thënë në emisonin “Today Show” se kur mori telefonatën përmes së cilës e kuptoi se për këtë rol do të paguhej 65 mijë dollarë, i është dukur sikur do të paguhej 50 milionë.

“Ajo telefonatë ma ka ndryshuar jetën. Nuk do ta harrojë kurrë”, ka thënë 43 vjeçi.