Showbiz

Chris Hemswoth bëhet me yll në bulevardin e famës në Hollywood

Chris Hemsworth në bulevardin e famës në Hollywood

Chris Hemsworth në bulevardin e famës në Hollywood

Foto: Associated Press

Aktori, Chris Hemsworth, të enjten, është bërë me yll në bulevardin e famës në Hollywood.

Chris Hemsworth në ceremoninë e bulevardit të famës në Hollywood

Videoja e ceremonisë:

Në ceremoninë e pranimit të yllit që mban emrin e aktorit, e pranishme ishte edhe gruaja e tij, Elsa Pataky, dhe shokët e kolegët e tij të famshëm, përfshirë aktorin Robert Downey Jr..

Chris Hemsworth dhe Robert Downey Jr.

Chris Hemsworth dhe Anya Taylor-Joy

Chris falënderoi gruan e tij duke thënë se e ka mbështetur përgjatë tërë karrierës.

Chris Hemsworth dhe gruaja e tij Elsa Pataky

“Dua t’i them faleminderit gruas time të bukur, e cila ka qenë pranë meje gjatë tërë karrierës time, duke më inkurajuar e duke më mbështetur. Dhe nuk mund të mos e cek se ajo ka anashkaluar ëndrrat e saj duke mbështetur ato të mijat, dhe po e cek prapë se të jam borxhli. Fakti është se çfarëdo që të bëj, çdo njëri nga këto momente, ngjarje speciale, asnjë nga to nuk është i rëndësishëm kur s’të kam pranë. Të dua”, ka thënë Chris gjatë fjalimit që mbajti në ceremoni.

Chris Hemsworth me gruan dhe djemtë

Hemsworth dhe Pataky janë takuar dhe janë martuar në vitin 2010 dhe bashkë kanë 3 fëmijë.

Hemsworth njihet për rolet e tij në filmat e famshëm si "Avengers: Endgame", "Star Trek", "Thor: Ragnarok" dhe "The Cabin in the Woods".