Showbiz

Cher paralajmëron publikimin e librit memoar dypjesësh

Cher

Cher

Këngëtarja me prejardhje armene, Cher, ka bërë të ditur se është duke shkruar një libër memoar, të cilin do ta ndajë në dy pjesë.

Pjesa e parë e librit do të publikohet më 19 nëntor të këtij viti, kurse e dyta pritet të dalë në pranverën eë vitit 2025, shkruan The Guardian.

“Pas më shumë së 70 vjetësh që luftoi të jetonte një jetë siç do vet, Cher më në fund po ndanë historinë e vërtetë të saj në detaje personale, në memoarin dy pjesësh. Me sinqeritetin e humorin që e karakterizojnë, libri ‘Cher: The Memoir’ shfaq historinë se si korri sukses pa plan të caktuar dhe me pak vetëbesim për t’u bërë superyll, të cilin bota nuk mund të injoronte për më shumë se gjysmë shekulli”, thuhet në deklaratën e shtëpisë botuese “Harper Collins”.

Pjesa e parë e këtij memoari do të tregojë për fillimin e jetës së një fëmije që nuk mund të lexonte dhe kishte jetë kaotike në shtëpi, si dhe për martesën me yllin Sonny Bono, marrëdhënie kjo shumë e komplikuar, e cila e bëri çiftin shumë të famshëm në mbarë botën.

Sonny dhe Cher u martuan në vitin 1964 dhe udhëhoqën dy emisione me emër të tyre.

Cher nisi procesin e divorcit në vitin 1974, i cili u finalizua një vit më vonë.

Me Sonnyn ajo ka djalin Chaz kurse djalin Elijah Blue Allman, e ka me burrin e saj të dytë, të ndjerin Gregg Allman, i cili ishte anëtar i rok grupit Allman Brothers.

“Jeta ime duke sikur është me e gjatë se e çdo qenieje njerëzore. Mendoj se duhet të bëhem pjesë e librit Guinness për ketë dhe ende jam duke ecur”, pati thënë Cher për The Guardian, tetorin e kaluar.