Aktorja Charlize Theron i është bashkuar kastit të filmit të ardhshëm të regjisorit të mirënjohur, Christopher Nolan, i cili do të publikohet nga gjiganti i filmave “Universal” më 17 korrik të vitit 2026.

Ajo do të bashkohet me një ekip yjesh, që përfshin aktorët Matt Damon, Tom Holland, Anne Hathaway, Zendaya, Robert Pattinson dhe Lupita Nyong’o.
Filmi do të shfaqet në “IMAX” dhe ka një datë publikimi që përputhet me ato të filmave të kaluar të Nolanit, përfshirë filmin fitues të çmimit “Oscar” për “Filmin më të Mirë”, “Oppenheimer”, vitin e kaluar.
Sipas burimeve të “Deadline”, skenari i filmit mbetet sekret dhe është raportuar se përshkrimet që janë publikuar deri tani janë të gabuara.
Filmi pritet të nisë xhirimet në fillim të vitit 2025, ndërkohë që “Universal” nuk ka komentuar rreth bashkimit të Theronit në kastën e aktorëve.
Nolan është i njohur për vazhdimësi të bashkëpunimit me aktorët me të cilët ka punuar më parë dhe për ftesën e talenteve të reja.
Theron, fituese e çmimit “Oscar”, bën pjesë në këtë të fundit. Aktorja do të nisë gjithashtu punën në filmin triler “Apex” i cili do të shfaqet në platformën “Netflix”, në të cilin do të luajë krah Taron Egerton.