Showbiz

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz ndahen pas tre vjetësh bashkë, anulojnë martesën

Channing Tatum

Channing Tatum dhe Zoë Kravitz

Është raportuar se aktori i njohur Channing Tatum dhe ylli Zoë Kravitz, janë ndarë pasi ishin bashkë për tre vjet.

Disa burimet kanë konfirmuar për revistën “People” se çifti u nda pak më shumë se një vit pasi janë fejuar.

44 vjeçi dhe 35 vjeçja filluan lidhjen ndërsa po punonin në projektin filmik “Blink Twice”, me të cilin Kravitz debutoi si regjisore.

Dyshja për herë të fundit është parë bashkë më 6 tetor në një ngjarje në New York.
 

Ndërkohë që e promovonte filmin “Blink Twice”, aktorja vazhdimisht fliste për jetën që kishte me të fejuarin, Tatum.

“Arti është gjuha e dashurisë tonë. Mendoj se arti është ajo që në duam dhe na pëlqen të flasim rreth tij e ta përjetojmë si dhe të mbështesim njëri tjetrin për artin që bëjmë”, pati thënë Kravizt për “People”.

Tatum gjithashtu pati folur rreth lidhjes me të bijën e këngëtarit të njohur, Lenny Kravitz.

“Ia sugjeroj çdo kujt që të punojë më dikë që e do dhe që është në lidhje me të. Nëse po mendoni të bëni fëmijë, apo të martoheni, shkoni e gjeni projektin me të vështirë kreativ për ta bërë bashkë”, pati thënë Tatum.

Tatum, më parë, ishte i martuar me kolegen e tij nga filmi “Step Up”, Jenna Dewan. Ata u martuan në vitin 2009 dhe u ndanë në muajin prill të vitit 2018. Tatum dhe Dewan janë prindër të një vajze 11 vjeçe.

Kravitz ishte e martuar me Karl Glusman, me të cilin u nda në muajin gusht të vitit 2021 pas 18 muajsh martesë.