Showbiz

Channing Tatum dhe Jenna Dewan finalizojnë divorcin

Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Channing Tatum dhe Jenna Dewan

Ish-çifti i famshëm, aktorët, Channing Tatum dhe Jenna Dewan, janë pajtuar ta finalizojnë divorcin.

Daily Mail ka shkruar se aktorët që vendosën t'i ndanin rrugët në vitin 2018, janë pajtuar të nënshkruajnë një marrëveshje këtë javë, gjë që do të thotë se nuk do të shkojnë në gjyqin, i cili ishte paraparë të mbahej në dhjetor të këtij viti.

Ish-çifti ishin në betejë për fitimet që Tatum ka realizuar pasi luajti në filmin “Magic Mike”. 

Dewan pretendonte se ish-bashkëshorti i saj financoi filmin me paratë e përbashkëta të çiftit, fond ky që ishte zhvilluar ndërkohë që ata ishin ende të martuar.

Ata nënshkruan një marrëveshje përmes së cilës zgjidhet problemi në fjalë, ndërkohë që për çdo gjë tjetër do të arrihet marrëveshje jashtë gjykatës.

Detajet e tjera të divorcit po mbahen larg syrit publik.

Tatum dhe Dewan në filmin "Step Up"

Çifti që u njoftuan në vitin 2006 gjatë xhirimit të filmit “Step Up” dhe u martuan më vitin 2008, konfirmuan ndarjen me anë të një deklaratë të përbashkët në vitin 2018.

Channing Tatum tani është i fejuar me aktoren Zoë Kravitz.

Tatum dhe Kravitz

Ndërsa Jenna Dewan është e fejuar me Steve Kazee.

Dewan dhe Kazee