Showbiz

Cate Blanchett: Jam më shumë se nënë

Cate Blanchett

Cate Blanchett

Aktorja e njohur Cate Blanchett, në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar Spanja ka thënë se është më shumë se nënë, duke theksuar se mëmësia “nuk është gjithçka" që ajo është, raporton Daily Mail.

Blanchett, 55 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve, që i ka me bashkëshortin e saj Andrew Upton. 

Ajo ka folur rreth jetës së saj personale dhe ka theksuar se, ndonëse i do shumë fëmijët e saj, ka më shumë në jetën e saj sesa vetëm roli i nënës.

“Ajo që jam si nënë është pjesë e rëndësishme e imja por nuk është gjithçka që jam. Mendoj se ka shumë persona që janë nëna e punojnë edhe për komunitetet e tyre e edhe në vendet e punës”, ka thënë ajo.

Blanchett ka theksuar se nëse të gjithë njerëzit do të mendonin kështu për mëmësinë në kuptimin më të mirë të mundshëm, si burrat ashtu edhe gratë, bota do të ishte vend më i mirë.

Aktorja dhe Andrew janë prindër të tre djemve: Dashiell, Roman dhe Ignatius, dhe vajzës Edith, të cilën e adoptuan në vitin 2015.

Në këtë intervistë, ylli ka folur gjithashtu për karrierën e saj duke thënë se ajo lulëzon kur merr përsipër projekte që e nxjerrin jashtë “komfort zonës”.

“Për vitet e fundit, kam filluar të zhytem çdo mëngjes në ujë të ftohtë dhe më pëlqen ky zakon, por çdo ditë duket e pamundur. Nuk dua ta bëj, por pasi të hy në ujë, jam aty dhe e ndjej momentin. Dhe kur dal, ndihem shumë e lumtur që e bëra. Raporti im me aktrimin është pak si ky. Ndjehem gjithmonë se jam pak jashtë ‘komfort zonës’", ka thënë tutje Blanchett.

Kur ju kërkua të fliste rreth heqjes dorë nga aktrimi, ajo ka thënë se e cilëson si “dorëzim”.

“Për mua, heqja dorë ka një cilësi dorëzimi. Dhe mendoj se përkushtimi ndaj një projekti është vendi nga i cili duhet të fillosh gjithmonë”, ka cekur aktorja.

Blanchett ka shtuar se ani pse nuk e ka në plan të dorëzohet, ndonjëherë i duhet ta bëjë, sepse punon me njerëz që janë më të talentuar dhe krijues.

“Nuk kam në plan të dorëzohem. Kjo është një kohë që kërkon qëndresë e përkushtim”, ka thënë ndër të tjera ajo.