Këngëtarja e famshme, Cardi B, ndihet me fat kur bëhet fjalë për shoqërinë. Ajo thotë se asnjëherë nuk ka pasur shokë të këqij.
Cardi B këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, pasi ndau një fotografi ku shihen shoqet e saja duke ia prekur barkun, ndërkohë që një adhurues i komentoi në postim duke i thënë se ajo duket sikur i beson atyre mjaftueshëm që t’i lë t’ia prekin barkun.
“Jam me fat të them se asnjëherë nuk kam pasur asnjë shok apo shoqe të keqe. Që nga shoqëria e shkollës së mesme e deri te shokët e mi valltarë e shokët e moshës së tashme... Ndihem me të vërtetë shumë me fat për këtë”, i ka thënë Cardi një komentuesi në platformën “X”.
Cardi B, e cila tashmë ka dy fëmijë të tjerë me ish-burrin, reperin Offset, më herët gjatë këtij muaji pati bërë të ditur lajmin se është shtatzënë.
“Me çdo mbarim vjen edhe një fillim. Jam shumë mirënjohëse që kam kaluar këtë sezon bashkë me ty, më ke sjellë më shumë dashuri, më shumë jetë dhe më ke rinovuar fuqinë”, pati shkruar ylli pasi postoi në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi me barkun e rrumbullakosur.