Reperja e njohur, Cardi B, ka thënë se bën ushtrime vazhdimisht në mënyrë që të mos e përjetojë depresionin pas lindjes së fëmijës.
31-vjeçarja, më 12 shtator ka bërë të ditur se ka lindur fëmijën e saj të tretë, një vajzë, të cilën e ka me ish-partnerin e saj, yllin Offset.

Ajo përmes një komenti në rrjete sociale ka thënë se jeta pas lindjes së fëmijës që tani është ndryshe në krahasim me atë që ka përjetuar nga dy lindjet e mëhershme.
“Kjo është bebja ime e tretë dhe periudha pas lindjes është më ndryshe nga dy të parat. Nuk po bëj ushtrime të rënda, vetëm kardio. Nganjëherë, në mënyrë që të mos e përjetosh depresionin duhet ta mbash mendjen aktive. Unë këtë e bëra përmes ushtrimeve”, ka thënë ajo në rrjetin social “X”.
Ylli ka shpjeguar tutje se kur ishte ne muajin e pestë të shtatzënësisë, publiku u mundua ta ulë poshtë figurën e saj vetëm se kishte shtuar peshë dhe se kjo gjë i ka bërë shumë presion duke shtuar se njerëzit i kanë thënë se mbeti shtatzënë vetëm që të mos punonte.
“Tani që po më shihni që ende jam duke punuar, është diçka tjetër. Prandaj po e marr këtë si personale, por është PER MUA, sepse gjithsesi gjithnjë do të keni diçka për të folur”, ka shkruar tutje reperja.
Ndërkohë ylli ka thënë se ka energji tejet të madhe dhe se po dëshiron që të bëj shumë gjëra.
“Kam një energji të jashtëzakonshme, dua të bëj gjithçka, ndihem sikur po dua t’i realizoj të gjitha qëllimet për një ditë”.
Emri i bebes së tretë të Cardit ende nuk është bërë i ditur. Ishte raportuar se Offset dhe Cardi B nuk po planifikojnë ta shpëtojnë martesën.
Disa burime i kanë thënë TMZ-së se të dy yjet janë gjithnjë pranë fëmijëve edhe pse mund të ndahen, për shkak të përkushtimit të madh që kanë rreth prindërimit.