“I kom pa” titullohet bashkëpunimi mes reperit nga Kosova, Buta dhe reperit nga Shqipëria, Noizy, i cili është publikuar të martën në mbrëmje.
Dyshja nuk kishin paralajmëruar bashkëpunimin.
Kënga është shoqëruar me videoklip, ndërsa ka marrë mijëra shikime e pëlqime që në momentet e para të lansimit në YouTube.
Është ky bashkëpunimi i dytë mes Butës dhe Noizyt. Dyshja bashkëpunuan edhe në këngën "E du e marr", e cila ishte pjesë e albumit të reperit nga Shqipëria vitin e kaluar.