Showbiz

Brooke Shields tregon për ndërhyrjen kirurgjike në pjesën intime që iu bë pa pëlqimin e saj

Brooke Shields

Brooke Shields

Foto: Associated Press

Brooke Shields ka ndarë një histori shumë personale dhe shqetësuese në librin e saj të ri memoar “Brooke Shields Is Not Allowed to Get Old: Thoughts on Aging as a Woman”, që do të publikohet më 14 janar. Aktorja 59-vjeçare ka zbuluar një përvojë traumatike mjekësore, ku një ndërhyrje kirurgjike në pjesët intime iu bë pa pëlqimin e saj.

Ballina e librit memoar i Brooke Shieldsit

Në një intervistë ekskluzive për Us Weekly, Shields ka rrëfyer se gjatë një vizite rutinë mjekësore, gjinekologu i saj i sugjeroi një operacion në zonën intime, pasi ajo kishte pasur shqetësime e gjakderdhje që nga shkolla e mesme.

Fillimisht, Shields ka thënë se kishte pranuar ta kryente ndërhyrjen, por ajo ka treguar se më vonë është tronditur kur mjeku i kirurgjisë plastike në Beverly Hills i tregoi se kishte bërë gjithashtu një tjetër ndërhyrje pa pëlqimin e saj.

Ajo e ka përshkruar këtë si “shkelje” dhe e ka krahasuar me “dhunë”.

Ishte si shkelje, ishte si dhunim që ndodhi në atë mënyrë”, ka thënë ylli.

Shields shkruan në memoarin e saj se ajo ndihet e turpëruar për të ndarë këtë histori, por e shikon si të rëndësishme që të flitet hapur për shëndetin e grave, duke sfiduar ndjenjat e turpit dhe duke i dhënë fund heshtjes.

Ajo, ndërkohë që tregonte ngjarjen e përshkroi se mjeku që i bëri ndërhyrjen ndihej “krenar”  kur i tregoi se "kishte shtuar një bonus”.

“Kjo ishte një përvojë shumë e çuditshme për mua”, është shprehur ajo.

Aktorja dhe gjinekologu i saj ishin të zemëruar për atë që kishte ndodhur, pasi as Shields dhe as mjeku nuk e kishin kërkuar ose aprovuar këtë procedurë të panevojshme.

Megjithatë, Shields vendosi të mos ndërmerrte veprime ligjore, duke thënë se nuk donte që askush t'i tregonte se çfarë të bënte me trupin e saj.

Ajo e mbajti këtë të fshehtë për një kohë, madje ka thënë se nuk ia tregoi as bashkëshortit të saj, producentit Chris Henchy.

Shields e përfundon duke thënë se është e rëndësishme që gratë të flasin pa turp për shëndetin e tyre.

“Të flasim për shëndetin e grave, kjo duhet të bëhet pa asnjë ndjenjë turpi”, ka thënë ajo.