Showbiz

Bradly Cooper i bashkohet festes së ditëlindjes së Gigi Haditit

Bradly Cooper dhe Gigi Hadid

Bradly Cooper dhe Gigi Hadid

Aktori i mirënjohur i Hollywoodit, Bradly Cooper, i është bashkuar të dashurës së tij, modeles së famshme Gigi Hadid, e cila festoi ditëlindjen bashkë me familjen.

Gigi, e cila u bë 29 vjeçe, në foton e publikuar nga motra e saj Marielle Hadid, ishtë ulur pranë Bradlyt. Bashkë më ta në tavolinë ishin edhe disa familjarë të tjerë, vëllai Anwar Hadid e motra tjetër e Gigit, Alana Hadid, raporton E News.

Në fotografi mungonte motra e saj Bella, e cila e uroi yllin përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram.

“Urime ditëlindjen princeshë, të dua shumë. Jeta pa ty do të ishte asgjë, unë nuk do të isha asgjë! Ti më inspiron dhe më bën të ndihem e fortë. Kur të pashë që linde ... ishte dhurata më magjike që një motër mund të dëshironte”, ka shkruar Bella, duke shtuar se Gigi është motra më e mirë, vajza më e mirë e shoqja më e mirë.

“Çdo kush që ka privilegjin për të qenë në rrethin tënd është me fat! Të dua motër, më bën krenare që jam motra jote. Jam e obsesionuar me ty në çdo mënyrë”, vazhdoi tutje modelja.

Gigi Hadid dhe Bradly Cooper filluan lidhjen romantike përgjatë tetorit të vitit të kaluar. Bradly ka vajzën 6 vjeçe, Lea, me ish-partneren, modelen e mirënjohur Irina Shayk, e cila ka raporte të mira me të si dhe me Gigin, të cilën e ka shoqe dhe thuhet se ishte Irina ajo që e njohu me Bradlyn.

Ndërkohë Gigi ka vajzën Khai, 3 vjeçe, me ish-të dashurin, këngëtarin Zayn Malik.