Hollywood

Brad Pitt dhe Ines de Ramon po shijojnë romancën

Brad Pitt

Brad Pitt

Aktori i njohur hollivudian, Brad Pitt, po kalon shumë mirë në lidhjen e tij me disenjatoren e stolive Ines de Ramon.

“Brad dhe Ines po kalojnë shumë mirë në lidhjen e tyre. Brad është i lumtur që e ka përkrah atë dhe është i fokusuar në të ardhmen që do të ndërtojnë bashkë”, ka thënë një burim i afërt me çiftin për “Entertainment Tonight”.

Aktori më parë ka qenë i lidhur me yjet e filmit si Jennifer Aniston dhe Angelina Jolie (me të cilën ka qenë i martuar nga viti 2014 deri më 2019), por ai i ka tejkaluar romancat e kaluara dhe tani po fokusohet në lidhjen që ka me Inesin.

“Ai po mundohet që të mos lejojë asgjë nga e kaluara e tij të ndikojë për të keq në lidhjen romantike aktuale. Ai e vlerëson faktin se sa shumë ka mësuar nga përvojat jetësore dhe dëshiron të vazhdojë ta bëjë”, ka shtuar burimi. “Ani pse gjithmonë ka qenë i rrethuar nga miq të besueshëm, ka pasur momente kur është ndier i vetmuar. Tani që është me Inesin, ajo është e mrekullueshme, Brad ndihet i lumtur”, ka thënë një tjetër burim për revistën People.

Raportohet gjithashtu se shokët e ngushtë të aktorit vetëm duan ta shohin të lumtur më Inesin, ndërkohë që është ndier keq nga pretendimet që ai ka abuzuar fizikisht me Angelinan.

“Dramat e vazhdueshme që kanë ndodhur pas ndarjes nga Angelina, e kanë prekur shumë, sidomos pretendimet për abuzim fizik dhe kujdestaria ndaj fëmijëve. Ka qenë periudhë shumë stresuese për të”, ka thënë burimi.