Këngëtari i mirënjohur, Jon Bon Jovi, ka aprovuar martesën e djalit Jake Bongiovi me aktoren Milie Bobby Brown.
Modeli Jake, vitin e kaluar, ka bërë të ditur se po planifikon të martohet me Millien dhe babai i tij e ka aprovuar faktin duke e krahasuar romancën e djalit të tij me lidhjen që ka ai vetë me gruan Dorothea, me të cilën kanë qenë bashkë që nga shkolla e mesme deri sa u martuan në vitin 1989.
“Millien e kam takuar vitin e kaluar, është punëtore dhe ajo me Jakein do të rrisin marrëdhënien në mënyrën e tyre. Kjo lidhje është një version i asaj periudhe nëpër të cilën kam kaluar 40 vjet më parë. Ata kanë mbështetjen e familjes dhe do të jenë të mrekullueshëm bashkë”, ka thënë Bon Jovi për The Times.
Milli ka treguar se propozimi i Jake gati ka përfunduar në një katastrofë, pasi ai i ka propozuar ndërsa ishin duke u zhytur në oqean dhe unaza i kishte rënë në thellësi të detit.
“Ishim shumë metra nën ujë dhe ai më dha një guacë, të cilën kur ktheva mbrapsht ishte unazë”, ka treguar Millie në emisionin e Jimy Fallonit “The Tonight Show”.
Kur Jake ia vendosi unazën në gisht, asaj i doli nga gishti dhe ra edhe me thellë nën ujë dhe instruktori i zhytjes i ka thënë atij se nuk mund të shkojë atje të marrë sepse truri do të eksplodojë, por Jake nuk e dëgjoi dhe u zhyt duke injoruar këshillën e instruktorit.
“Jake shkoi shumë thellë. Instruktori i tha se bukfalisht truri do të eksplodojë. Por ai nuk e dëgjoi dhe ndodhi diçka si në filma dhe e shpëtoi unazën. Me të vërtetë kjo gjë është reflektim i asaj se çfarë personi është ai dhe mendoj se gjithnjë do ta jemi përkrah njëri-tjetrin”, ka shpjeguar aktorja.
Milli Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë bashkë që nga viti 2021. Ata janë fejuar në prill të 2023-ës.