Aktorja e njohur, Blake Lively ka marrë mbështetje nga tri shoqet dhe koleget e saj të projektit filmik “Sisterhood of the Traveling Pants”, aktoret, America Ferrera, Amber Tamblyn dhe Alexis Bledel, pas padisë që ajo ka ngritur ndaj Justin Baldoni, kolegut dhe regjisorit të filmit “It Ends With Us”, ka shkruar The Rolling Stones.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ato kanë shprehur solidaritetin e tyre me Livelyn, duke dënuar "përpjekjet e supozuara për të shkatërruar reputacionin e saj".
Ato përmes një deklarate të përbashkët kanë theksuar se kanë mbi 20 vjet miqësi dhe e kanë lavdëruar kurajën e Livelyt për të kërkuar një ambient të sigurt pune gjatë xhirimeve të filmit.
“Jemi të tronditura nga prova e një përpjekjeje të parapërgatitur dhe hakmarrëse e cila ka tendencë të nxisë pabesi ndaj zërit të saj", thuhet në deklaratën e tyre.

Lively ka ngritur padi ndaj Baldoni, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual dhe hakmarrje, duke thënë se ka përjetuar “stres të madh emocional” nga përvoja e saj gjatë xhirimeve.
Në padi, ajo pretendon se Baldoni dhe stafi i tij ndërmorën një fushatë për të shkatërruar reputacionin e saj gjatë promovimit të filmit.
Lively e përshkruan mjedisin e punës si armiqësor, duke thënë se kërkoi masa për të parandaluar Baldonin të fliste për “varësinë e tij nga pornografia”, ngacmimet seksuale dhe tema të papërshtatshme në skenar.
Deklarata e aktoreve gjithashtu e kritikoi shfrytëzimin e historiave të mbijetuesve të dhunës familjare për të heshtur Livelyn.
“Hipokrizia është befasuese”, kanë shkruar shoqet e Livelyt.
Ato shprehën shqetësimin se edhe një grua kaq e fortë dhe e suksesshme si Lively mund të përballet me hakmarrje vetëm për faktin se kërkoi një ambient pune të sigurt.
Në përkrahje të Livelyt, është edhe autorja e filmit “It Ends With Us”, Colleen Hoover.
Ferrera, Tamblyn dhe Bledel inkurajuan njerëzit të lexojnë padinë e plotë, të botuar nga “The New York Times”.
“Shpresoj që veprimi im ligjor të ndihmojë t'i vë në pah taktikat e hakmarrësve dhe të mbrojë ata që mund të targetohen vetëm pse kanë pasur guximin për të folur kundër keqbërjeve”, thuhet në deklaratën e Livelyt për The Times.
Lexo edhe:
Blake Lively akuzon për ngacmim seksual regjisorin e filmit “It Ends With Us” - KOHA.net