Persona të famshëm të fushave të ndryshme, të cilët janë pjesë e listës A të Hollywoodit, si çdo vit edhe këtë të hënë të parë të majit, shkuan për ta nderuar ekspozitën e veshjeve që bën Instituti i modës ne Muzeun Metropolitan të artit, në mënyrë që të mblidhen fonde për këtë Institut, shkruan “FinancialExpress”.
Çmimi i biletave
E emëruar si “nata më e madhe e modës”, ngjarja mbetet një lloj marrëdhënieje ekskluzive, e qasshme vetëm përmes ftesave personale.
Përves ekskluzivitetit, hyrja në ballon e organizuar nga kryeredaktorja e mirënjohur e revistës prestigjiozë “Vogue”, Anna Wintour, kushton shumë. Këtë vit Instituti i Kostumeve ka bërë rritje të çmimit të biletave. Një e tillë kushtoi 75 mijë dollarë amerikanë, në krahasim me vitin e kaluar kur një biletë kushtonte 50 mijë dollarë.
Para se ngjarja të merrte drejtimin e Wintourit, një biletë për në “MET Ball”, kushtonte 1 mijë dollarë.
Rezervimi i tavolinave
Në mënyrë që të rezervojnë një tavoline, të famshmëve, përveç çmimit të biletave, u rriten shpenzimet. Çmimet për një tavolinë me 10 persona fillojnë prej 350 mijë dollarëve. Zakonisht ata që bëjnë rezervime tavolinash janë kompani të mëdha si “Gucci”, “Prada” e “Amazon”, duke ftuar të famshëm që janë të lidhur me brendet e tyre të ju bashkëngjiten në tavolinë.
Sidoqoftë, listat përfundimtare të të ftuarve i nënshtrohen një shqyrtimi të përpiktë nga organizatorët e ngjarjes.
Të famshmit dhe figurat me ndikim
Këtë vit ekspozita e veshjeve u titullua “Bukuritë e fjetura: rizgjimi i modës” dhe kodi i veshjes, për të cilin Wintour u inspirua nga një histori e shkurtër e vitit 1962 nga autori J.G. Ballard, ishte “Garden of Time”. Përveç Wintourit, për nikoqir kishte edhe figura të famshme si këngëtari Bad Bunny, artistja Jennifer Lopez, aktorja Zendaya dhe aktori Chris Hemsworth. Më tutje, persona të tjerë më ndikim si Shou Zi Chew, drejtori ekzekutiv i rrjetit social TikTok dhe Jonathan Anderson, drejtori kreativ i markës “Loewe”, shërbyen si nikoqirë nderi.