Showbiz

Beyonce krahason famën me burgun

Beyonce

Këngëtarja e njohur, Beyonce e ka krahasuar famën me burgun – duke e pranuar se largohet nga qendra e vëmendjes kur nuk ka ndonjë projekt pune, sepse nuk i pëlqen ta sakrifikojë “paqen” e saj.

Ylli i muzikës – që ka tre fëmijë me burrin Jay Z – punon shumë për ta mbrojtur privatësinë e familjes dhe ka treguar se largohet nga qendra e vëmendjes meqë nuk e sakrifikon paqen e saj për para.

“Gjëja e vetme për të cilën kam punuar shumë është të sigurohem që fëmijët e mi të kenë jetë normale dhe private, duke u siguruar se jeta ime personale nuk kthehet në ndonjë brend”, ka thënë 43-vjeçarja për revistën GQ. “Është shumë e lehtë për të famshmit ta kthejnë jetën në art performues. Kam bërë shumë përpjekje të qëndroj brenda kufijve të mi dhe ta mbroj familjen time. Asnjë shumë e parave nuk është e vlefshme sa paqja ime”.

Ajo ka shtuar se gjen ngushëllim në krijimin e muzikës dhe hapjen e brendit të viskit “SirDavis”, por të qenit i famshëm është gjë e vështirë për t’u përballur me.

“Puna për krijimin e muzikës së albumit ‘Cowboy Carter’ dhe nisja e këtij projekti të ri të pijes nuk duken si burg e as si mund”, ka shpjeguar Beyonce. “Në fakt merrem vetëm me gjërat që më çlirojnë. Është fama ajo që të bën të ndihesh si i burgosur. Prandaj, kur nuk më shihni në qilima të kuq dhe kur zhdukem derisa të kem art për të ndarë me ju, tani e dini pse”.

Beyonce gjithashtu ka insistuar se e orarin e punës e bën në bazë të fëmijëve të saj – Blue Ivy, 12-vjeçare dhe binjakët 6-vjeçarë, Rumi dhe Sir – për t’u siguruar se ajo kalon sa më shumë kohë me ta.

“Orarin e punës e bëj në bazë të familjes sime. Përpiqem të mbaj turne vetëm kur fëmijët e mi nuk kanë shkollë. Kam ëndërruar për një jetë, ku mund ta shoh botën me familjen dhe t’ua tregoj gjuhët, arkitekturën dhe stile tjera të jetesës”, ka thënë këngëtarja. “Të rrisësh tre fëmijë nuk është e lehtë. Sa më shumë që rriten, aq më shumë bëhen individë në vete me nevoja unike, hobi dhe jetë sociale. Të qenit prind të mëson për veten tërë kohës”.