Showbiz

Beyonce i jep leje Kamala Harrisit që ta përdorë këngën e saj në fushatë

Beyonce - Harris

Foto: Getty

Beyonce ia ka dhënë lejen zëvendëspresidentes Kamala Harris që ta përdorë këngën e saj “Freedom” përgjatë fushatës së saj presidenciale. 

Ekipi i Harrisit e mori aprovimin në minutën e fundit nga këngëtarja, raportoi CNN, para se të dilte në skenë të hënën. 

Beyonce nuk ka bërë ndonjë koment deri tash, megjithatë në vitin 2020 ajo pati mbështetur dyshen Biden-Harris. 

“Freedom” është këngë nga albumi i vitit 2016 “Lemonade”. U bë një këngë simbolike për protestat për George Floydin në vitin 2020.