Aktori, Ben Affleck, është parë pa unazë të martesës, në sheshxhirimin e filmit “The Accountatnt 2”.

Ai është fotografua nga një sërë paparacësh që ndodheshin në afërsi të sheshxhirimit. Kjo është hera e dytë që Ben shfaqet pa unazë të martesës, pasi që pa unazë është parë edhe gjatë fundjavës së kaluar, ndërkohë që arriti në një recital të njërit prej fëmijëve të tij, shkruan Page Six
Të mërkurë, 51 vjeçi është parë të fshehë me qëllim gishtin e unazës nga paparacët, ndërkohë që e kishte atë në gisht derisa po e merrte nga shkolla djalin, Samuel.

Affleck, aktualisht po qëndron në kryetitujt e mediave botërore, ndërkohë që spekulimet rreth ndarjes nga këngëtarja dhe aktorja me prejardhje latine, Jennifer Lopez, po rriten çdo ditë.

Kohëve të fundit është raportuar se çifti po kalon probleme martesore, pasi Lopez është shfaqur vetëm në ngjarjen e rëndësishme të modës, MET Gala, ku ishte bashkënikoqire.
Ben pati thënë se nuk mund të ishte i pranishëm në ngjarje për shkak të xhirimeve të filmit “The Accoutant 2”.