Showbiz

Ben Affleck e vlerëson Jennifer Lopezin

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

Aktori i mirënjohur, Ben Affleck, ka vlerësuar punën që ka bërë ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja me prejardhje latine, Jennifer Lopez.

52-vjeçari në një intervistë për Entetainment Tonight, ndërkohë që po fliste për projektin e tij filmik aktual “Small Things Like These” e ka krahasuar me filmin “Unstoppable”, në të cilin kishte bashkëpunuar me Lopez.

“‘Unstoppable’ është film krejtësisht ndryshe nga ky mirëpo ka ngjashmëri në pasionin e përkushtimin që është vënë mbi të nga artistë shumë të talentuar”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar lart punën që ka bërë regjisori Billy Goldenberg, Lopez, Don Cheadle, Jharrel Jerome e Bobby Cannavale.

“Jenniferi ishte spektakolare”, ka thënë Affleck.

Aktori ka thënë tutje se ky film është një tjetër projekt për të cilin ai dhe bashkëpunëtorët e tij ndihen shumë krenarë.

“Kemi besuar në njerëzit e duhur gjatë krijimit të ‘Small Things Like These’ dhe ‘Unstroppable’ është shembull i kësaj”, ka cekur ylli.

Muajin e kaluar, përgjatë një interviste në revistën “Interview”, Lopez ka thënë se ishte mërzitur shumë kur u nda nga Affleck, por nuk pendohet për vendimin që mori për t’u shkurorëzuar pas 2 vjetëve martesë.

“Po mendoja për një kohë të jetës time kur mendoja me vete ‘kjo nuk është ajo që kam menduar se do dalë’ dhe pastaj kam thënë ‘jo, këtu është pikërisht ku duhet të jem, në mënyrë që jeta të më dërgojë atje ku dua’”, pati thënë aktorja.

Ajo tutja ka thënë se e falënderon Zotin për atë që i ka ndodhur sepse i ka hapur sytë rreth shumë gjërave në jetën e saj.

“Më janë dashur dy a tri herë që të më ndodhte diçka e tillë në mënyrë që ta ‘mësoja mësimin’. Zot, ma ke hedhur tërë shtëpinë mbi kokë këtë herë, por nuk do të duhet ta bësh prapë”, pati thënë Lopez.