Showbiz

Bella Hadid rikthehet në Victoria’s Secret

Bella Hadid

Bella Hadid

Supermodelja, Bella Hadid, është rikthyer në pistën e modës më 15 tetor, pas një pauze dyvjeçare, në shfaqjen e madhe të brendit të njohur të veshjeve të brendshme, “Victoria’s Secret”. 

Ndërsa këngëtarja e mirënjohur, Cher, këndonte këngën “Believe”, Bella u shfaq në një set të kuq të të brendshmeve dypjesëshe, me një mantel të madh sipër që kishte ngjyrë të kuqe dhe të zezë, i cili kishte bisht të fryrë. 

Ajo kishte mbathur këpucë të kuqe me lidhëse dhe kishte stilin e flokëve të drejta, shkruan E News.

Kjo ngjarje është e veçantë jo vetëm për rikthimin e Bellas, por gjithashtu sepse është shfaqja e parë e Victoria’s Secret që nga viti 2018. 

Para kësaj, ajo ishte paraqitur në javën e modës në Paris në muajin shtator, duke shënuar daljen e saj të parë në pasarelë që nga tetori i vitit 2022.

Në një intervistë për gazetën “Allure”, Bella ka folur për kohën që kaloi jashtë karrierës si modele.

“Pas 10 vjetësh, kuptova se po shpenzoja shumë energji për diçka që nuk ma kthente në të njëjtën mënyrë”, ka thënë modelja. 

Ajo kishte ndalur marrëdhënien e punës me “Victoria’s Secret” në vitin 2020 për shkak të akuzave për ngacmim dhe bullizëm.

Megjithatë, në dhjetor 2021, Bella njoftoi rikthimin e saj, duke shprehur optimizëm për ndryshimet brenda kompanisë. 

“Victoria's Secret ka ndryshuar shumë… tash gjashtë nga shtatë anëtarët e bordit drejtues janë gra”, ka thënë ajo.

Bella nuk ishte e vetmja që u rikthye. Shfaqja e rikthimit të shumëpërfolur përfshiu edhe modele të tjera si  Candice Swanepoel, Irina Shayk, e famshmja Tyra Banks, e cila u rikthye pas gati 20 vjetësh, Gigi Hadid, supermodelja e njohur Kate Moss e cila bëri debutimin e saj në Victoria’s Secret, si dhe e bija e saj, Lila Moss e cila po ashtu debutoi, duke ndjekur hapat e nënës së saj. U rikthyen edhe Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Vittoria Ceretti.

Rikthimi i Bella Hadid, së bashku me modelet e tjera, solli një energji të re në këtë shfaqje ikonike, duke sinjalizuar një kapitull të ri për të si dhe për brendin Victoria’s Secret.

Adriana Lima
Alessandra Ambrosio
Irina Shayk
Kate Moss
Lila Moss
Ashley Graham
Tyra Banks
Vittoria Cerreti
Bella Hadid