Showbiz

Bebe Rexha tregon për vuajtjet ndërsa po përballet me sindromën e vezoreve policistike

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Këngëtarja me famë botërore, me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka treguar për vuajtjet që po kalon ndërkohë që po përballet me sindromën e vezoreve policistike.

Për këtë çështje ajo është pyetur nga adhuruesit e saj në rrjetin social TikTok dhe ka treguar se ndër simptomat e para ka qenë çrregullimi i ciklit menstrual. 

Ylli ka treguar se një ndër simptomat ka qenë se ka shtuar shumë peshë brenda katër vjetësh dhe tani i duhet t’i numëroj kaloritë kur konsumon ushqim.

@beberexha

Replying to @jackie.zzz012 Did you know that up to 35 percent of women with Pcos have eating disorders?

♬ original sound - Bebe Rexha

Këngëtarja ka treguar se i duhet t’i konsumojë 1400 kalori në ditë dhe t’i djegë afërsisht 700 prej tyre me ushtrime.

“Doktori im më ka thënë se një grua që vuan nga vezoret me shumë ciste, kur ha një pjatë me boronica, mund të jetë ekuivalenti i një pice apo piteje, që ha një person”, ka shpjeguar Bebe.

Për shkak të kësaj sindrome 34 vjeçes i është dashur të shkojë edhe në spital.

“Dy javë më parë kam qenë nën kujdesin e urgjencës. Kisha shumë dhimbje. Më kishte shpërthyer një cistë. Tylenoli nuk funksiononte e as Advili. Dhimbja ishte shumë e tmerrshme”, ka shpjeguar ndër të tjera Bebe, e cila ka shtuar që po vuan edhe nga aknet dhe fryrja e stomakut që i ndodhë për shkak të kësaj gjendje.

Në muajin maj të vitit 2023, Bebe pati folur për herë të parë për disbalancimin hormonal që po i ndodhë.

“Definitivisht jam duke vuajtur për shkak të peshës, dhe vuaj nga mënyra se si dukem, ka qenë shumë e vështirë për mua. Së fundmi e kam zbuluar se vuaj nga sindroma e vezoreve policistike, shumë gra e kanë këtë. Është shumë e vështirë, po vuaj me peshën”, pati thënë Bebe.