Showbiz

Bebe Rexha me “stil të ri” të flokëve

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha, gjatë një koncerti në Budapest të Hungarisë u shfaq me një "stil të ri" flokësh.

VIDEO:

Ajo ka ndarë një video në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram ku shihet duke performuar me flokë të drejta të zeza.

“Gjërat u bënë pak dramatike në Budapest”, ka shkruar Rexha.

Më pas u pa që ishte një paruke pasi këngëtarja vendosi dorën në kokë dhe e hoqi atë ndërsa këndonte.

Ylli vazhdoi performimin me stilin e saj të zakonshëm të flokëve bjonde.

Në vitin 2011, këngëtarja kishte flokë të zi. Adhuruesit e saj në rrjete sociale e kanë krahasuar pamjen e saj para 13 vjetësh me atë në koncertin e fundit.

Së fundmi ajo ka publikuar bashkëpunimin e saj me këngëtaren e njohur Kylie Minogue, këngën “My Oh My”.

Para disa ditësh, Rexha, është parë në bregdetin e Sardinias në Itali, bashkë me të dashurin e saj të ri, arkitektin grek, Simos Liakos.