Showbiz

Bebe Rexha mbërrin në Prishtinë

Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbërritur në Prishtinë. 

Ajo ka shpërndarë një video ku shihet duke bërë prova të veshjeve disa ditë para festivalit “Sunny Hill Festival”, ku ajo do të performojë. 

Pjesëmarrja e Rexhës ishte konfirmuar në një komunikatë të lëshuar nga “Sunny Hill” më 15 korrik.

Paraqitja e Bebe Rexhës në festival, sipas komunikatës, është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës. Aty jepet edhe biografia e saj.

Festivali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme prej 25 deri më 28 korrik.


Bebe Rexha po vjen në Kosovë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, njoftoi se është nisur drejt Kosovës. Ajo do të performojë në festivalin “Sunny Hill Festival” në Prishtinë, që fillon të enjten (25 korrik).

“Kosovë ne po vijmë”, ka shkruar këngëtarja.

Postimi në Instastory nga Bebe Rexha

Rexha së fundmi i ka kaluar pushimet në Greqi.

Videoklipi i fundit i saj është Chase It, i lansuar dy muaj më parë.