Showbiz

“Barbie” është shtatzënë

Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Margot Robbie dhe Tom Ackerley

Aktorja, Margot Robbie, e cila ka luajtur rolin e kukullës në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, është shtatzënë.

Ajo po pret fëmijën e parë me bashkëshortin, regjisorin, Tom Ackerley.

Margot Robbie dhe Tom Ackerley në Italy

Lajmi vjen pasi Robbie është shfaqur në disa fotografi, ku shihej me barkun e rrumbullakosur, ndërsa po pushonte në Itali.

Disa burime e kanë konfirmuar lajmin për revistën People, ndërkohë që çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Margot Robbie në pushime në Italy

Robbie dhe Ackerley janë martuar në vitin 2016, në një ceremoni private në gjirin Byron të Australisë.