Showbiz

Edebiri: U kërcënova me vdekje pasi Musk shpërndau një lajm të rremë

Ayo Edebiri

Ayo Edebiri

Foto: Associated Press

Aktorja nga seriali “The Bear”, Ayo Edebiri, ka treguar se ka marrë kërcënime me vdekje dhe fyerje raciste pas një lajmi të rremë ku pretendohej se ajo do të luante rolin kryesor në një rikrijim të filmit “Pirates of the Caribbean”, i cili është prodhim i kompanisë "Disney".

Gjithçka ka nisur kur gjigandi i teknologjisë Elon Musk, në muajin shkurt të vitit 2024 ka shpërndarë lajmin në rrjetin e tij social X (ish-Twitter) bashkë më mbishkrimin "'Disney' ta shpif", ka raportuar FemaleFirst.

Postimi i Musk

Ky postim pati nxitur një valë sulmesh ndaj Edebirit, e cila më vonë e komentoi situatën në Instagram Story.

"Po kujtoj momentin kur mora disa nga kërcënimet më të tmerrshme me vdekje dhe fyerjet raciste më të rënda në jetën time… për një film të rremë, për të cilin as nuk kisha dëgjuar ndonjëherë, vetëm për shkak të këtij njeriu”, ka shkruar aktorja.

Edeberi, e revoltuar nga situata, e ka quajturi Muskun “idiot” dhe ka ironizuar një incident të fundit, ku ai u akuzua se kishte bërë një përshëndetje naziste.

“Jo vetëm që është një fashist i dyfishtë, por edhe një idiot. Por sidoqoftë… jeta është, sigurisht, një dhuratë”, ka shtuar ajo.

Aktorja gjithashtu ka ndarë një intervistë të komedianit Bill Burr për NPR, ku ai e kritikonte ashpër Muskun.

“Thjesht refuzoj të besoj se ishte një përshëndetje naziste e pavullnetshme. Ai e bëri dy herë dhe në inaugurimin e një presidenti!”, ka thënë Burr.

Pavarësisht situatës, Edebiri ka bërë shaka me skenaristen Camilla Blackett, e cila ka sugjeruar se ajo mund të ishte një zgjedhje e mirë për filmin.

“Nëse ta them që do ta bëje shumë mirë këtë rol? Nuk është kasti më i keq! E shoh vizionin, disi! Ti je nga Karaibet!”, i ka shkruar Blackett në një mesazh Edebirit.

Ndërkohë ylli iu përgjigj me ironi, duke i drejtuar një mesazh kompanisë “Disney”: “Walt Disney FrozenHead, nuk më ka dhënë diversitet, barazi e përfshirje, por ndoshta mund të bëjmë ca para. Lajmëromëni!”.

Ndërkohë, e ardhmja e sagës së njohur “Pirates of the Caribbean” mbetet e paqartë.

Producenti Jerry Bruckheimer ka konfirmuar për Entertainment Weekly se skenaristi Jeff Nathanson po punon për një histori të re.

“Ai ka krijuar një akt të tretë të jashtëzakonshëm. Thjesht duhet të rregullojmë aktin e parë dhe të dytë, pastaj do të jemi gati”, ka thënë Bruckheimer.

Sa për aktorin Johnny Depp, Bruckheimer e bëri të qartë se do të dëshironte rikthimin e tij në rol.

“Është një rikrijim, por nëse do të ishte në dorën time, ai do të ishte pjesë e projektit. E dua si aktor dhe si mik”, ka thënë ai.