Showbiz

Ashanti tregon pse ka qenë shumë speciale dita e nënës këtë vit për të

Ashanti dhe Nelly

Ashanti dhe Nelly

Këngëtarja e mirënjohur, Ashanti ka thënë se këtë vit, dita e nënës, ka qenë shumë speciale për të sepse është duke përjetuar shtatzëninë.

“Kjo ditë e nënës ishte shume speciale. Të kemi familjen të bashkuar ndërkohë që po përjetojmë këtë udhëtim të jashtëzakonshëm është e mrekullueshme. Dua të ju uroj të gjitha nënave të jashtëzakonshme dhe atyre të ardhshme, të kenë një ditë të bukur të nënave. Jam tejet mirënjohëse... e di që jam vonuar por më ka shpërqendruar ushqimi. Ani pse kam ngrënë vetëm një patate”, ka shkruar Ashanti në një postim në rrjetin social Instagram, raporton FemaleFirst.

Ashanti dhe Nelly në skenë

Ashani dhe këngëtari i famshëm Nelly kanë ndarë lajmin se po bëhen prindër përmes një videoje që publikuan në rrjetin social Instagram.

Përveç që çifti ndau lajmin se po pret fëmijë, gjithashtu bëri të ditur se po martoheshin.

“Ky vit i ri është i mbushur me bekim për mua, dashuri dhe shpresë. Mëmësia është diçka që mezi kam pritur, dhe ndarja e kësaj eksperiencë bashkë me familjen, të fejuarin tim dhe adhuruesit besnikë, të cilët më kanë mbështetur përgjatë karrierës, është eksperiencë e jashtëzakonshme”, pati thënë Ashanti për revistën Essence.

Ashanti dhe Nelly

Dyshja kanë qenë bashkë në vitet 2000, por u nda për më shumë se një dekadë dhe u ribashkua në vitin 2023.