Këngëtarja e famshme Ashanti është duke pritur një fëmijë me reperin e mirënjohur Nelly.
Këngëtarja dha lajmin për revistën Essence, duke zbuluar se jo vetëm që është shtatzënë por edhe se ajo dhe Nelly janë fejuar.
“Ky vit i ri në jetën time është bekim, i mbushur me dashuri e shpresë. Mezi kam pritur të bëhem nënë dhe ta ndaj këtë eksperiencë me familjen time, të fejuarin dhe adhuruesit besnik, të cilët kanë qenë shumë mbështetës përgjatë karrierës time”, ka thënë këngëtarja për revistën.
Për shtatzënësinë e Ashantin është raportuar në dhjetor të vitit të kaluar kur çifti mori pjesë në ballon “Black and White”. Përgjatë asaj ngjarjeje këngëtarja pati vendosur duart në stomak dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe reperi ndërkohë që qeshën me njëri-tjetrin.
Në shtator të 2023-ës Ashanti pati konfirmuar se është rikthyer në lidhje me Nellyn duke thënë se pajtimi i ka befasuar të dy.
“Nuk e kishim planifikuar. Ishim duke shikuar punët tona. Por ndonjëherë ndarja iu bën ta kuptoni njëri-jetrin më mirë”, pati thënë atëherë ylli.
Nelly është baba i dy fëmijëve që i ka nga një lidhje e mëparshme, ndërkohë që i ka adoptuar dy nipërit pasi motra i vdiq nga leukemia.
Nelly dhe Ashanti filluan lidhjen në vitin 2003, u ndanë në vitin 2013 dhe u ribashkuan në vitin 2023. Fëmija që Ashanti po pret, është i pari për të dhe fëmija i tretë biologjik për Nellyn.
Këngëtarja e famshme Ashanti në pritje të një fëmije - KOHA.net