Këngëtarja 44-vjeçare Ashanti, e cila është e martuar me këngëtarin e hitit “Hot in Herre”, Nelly ka sjellë në jetë djalin Kareem gushtin e kaluar dhe ndihet shumë mirë duke qenë nënë.
Ajo ka shprehur së fundmi dëshirën për të pasur edhe një vajzë.
Në një intervistë për E!News, Ashanti ka thënë se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht për të mirë dhe se ndihet e përmbushur.
Mirëpo sipas saj, tani ka një disbalanc në familje dhe se për këtë i nevojitet të ketë edhe një vajzë.
Krijuesja e hitit "Foolish" ishte takuar me Nellyn, i cili ka dy fëmijë me Channetta Valentine dhe më pas kishte adoptuar fëmijët e motrës së tij pasi ajo kiste vdekur, në fillim të viteve 2000, por çifti ishte ndarë dhe më pas ishte martuar në dhjetor të vitit 2023.
Ajo ka thënë se fillimisht ishte e tronditur që ndjenjat e saj për Nelly-n ishin kthyer sepse mendoi se ato ishin zhdukur pas përfundimit të marrëdhënies së tyre herën e parë.