Showbiz

Arrestohet Travis Scott

Arrestohet Travis Scott

Arrestohet Travis Scott

Artisti, Travis Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster II, është arrestuar në Paris, pasi është përleshur me truprojën e tij në një hotel luksoz.

33 vjeçi është arrestuar në një nga hotelet me pesë yje në kryeqytetin francez, mëngjesin e të pretmes, 9 gusht. Kështu kanë raportuar shumë media ndërkombëtare, përfshirë, CNN, BBC, NBC News, e France24.

Hoteli George V

Autoritet franceze kanë bërë të ditur se reperi ka sulmuar një anëtar të sigurimit, i cili është munduar t'i ndajë atë dhe truprojën ndërkohë që ata ziheshin në hotelin “George V”.

Travis Scott duke arritur në hotel më 8 gusht

“Mund të konfirmoj se më 9 gusht, 2024, policia është thirrur në hotelin ‘George V’ dhe ka arrestuar reperin që njihet me emrin Travis Scott pasi sulmoi një roje sigurimi”, thuhet në deklaratën e autoriteve franceze, raporton NBC News.

Travis Scott në ndeshja e gjysmëfinales në basketboll, SHBA vs Serbia

Të enjten, më 8 gusht, reperi është fotografuar në ndeshjen e gjysmëfinales së basketbollist, ku ekipi i SHBA-së fitoi kundër atij të Serbisë, në kuadër të Lojërave Olimpike në Paris.

Ylli ka dy fëmijë me ish-partneren e tij, yllin televiziv, Kylie Jenner.